Princ Leka merr vendim pas sherrit: Elia s’meriton më të jetojë në oborrin mbretëror
Princ Leka ka bërë sot një kallëzim në Komisariatin nr.1 në Tiranë ndaj ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia.
Princ Leka ka kërkuar urdhër-mbrojtje duke pretenduar se babai ish-bashkëshortes e ka dhunuar.
Avokati i Princ Lekës, Aranit Roshi tha në emisionin Now në Euronews Albania se shkaku i konflikti të princit me ish-vjehrrin e tij ka qenë shumë banal pasi ai ka shkuar të takojë të bijën në rezidencën mbretërore dhe është përballur me një sjellje armiqësorë nga i fundit.
Ai sqaroi se në bazë të marrëveshjes që ishte bërë mes ish-çiftit pas divorcit ishte vendosur që Elia të jetonte në rezidencë, derisa një apartament që princi kishte blerë për të, të arredohej.
Por pas ngjarjes së fundit, vendimi i princit është që ish-bashkëshortja duhet të largohet menjëherë nga rezidenca mbretërore.
“Në pjesën e marrëveshjes thuhet se Elia do jetojë në atë rezidencë derisa një apartament që princi ka blerë për të arredohet. Derisa situata arriti në këtë pikë, do ishte e arsyeshme që të largohet. Duhet të largohet, nuk e meriton më që të jetojë aty, kështu vlerëson Princi Leka”, tha avokati.
/Euronews Albania/