Princ Leka së shpejti bëhet baba

05 tetor 2020 | 13:52

Princ Leka dhe bashkëshortja e tij Elia Zaharia së shpejti pritet të bëhen prindër për herë të parë.

Duke ecur në rrugët e Tiranës dhe Elia shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Ajo është parë me një  fustan të lirshëm me lule dhe me shapka, ndërsa princ Leka e shoqëron atë. Duket qartë barku i rrumbullakosur i Elias, por nuk mund ta themi me saktësi se sa muajsh është.

Kujtojmë se gjatë një interviste, pyetjes nëse planifikonin fëmijë dhe e dëshironin patjetër djalë që të jetë trashëgimtar i mbiemrit Zogu, Elia iu përgjigj: “Nuk kemi asnjë preferencë gjinore. Kur Zoti ta ketë shkruar, do të jemi të lumtur sidoqoftë! Rëndësi ka të na bekojë me fëmijë të shëndetshëm!”. /Shekulli – Enida Vërça/.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian pret nga liderët në Ballkanit Perëndimor që të…