Princ William në ankth nga intervista e radhës së Harry-t

01 qershor 2021 | 11:31

Sipas mediave britanike, Princ William ka frikë se rrugëtimi që vëllai i tij po ndjek drejt të thënit gjithçkaje nga jeta personale në publik mund të bëhet një problem edhe më i madh se ç’ka qenë deri tani.

Sipas “Page Six”, shumë njerëz të familjes mbretërore janë në ankth për atë që princ Harry mund të thotë në daljen e tij radhës. Në shkrim thuhet se ai mund të shkojë shumë larg me bombat e tij të së vërtetës.

Harry dhe bashkëshortja, Meghan Markle kanë tronditur familjen mbretërore që nga intervista e tyre në mars me Oprah Winfrey, gjatë së cilës folën për racizmin dhe pretenduan se nuk morën mbështetje ndërsa Markle përpiqej të përshtatej me jetën në monarki.

Harry ndoqi bisedën e Oprah-ut me më shumë pretendime në lidhje me babanë e tij, Princin Charles, duke thënë se mbreti i ardhshëm e bëri atë të “vuante” në fëmijëri.

William nuk është thjesht i zhgënjyer, por “shumë i shqetësuar” për deklaratat e fundit publike të Harry-t. Sipas burimit në të cilin shkruhej se kishte më shumë shqetësime sesa frikë për akuza të tjera që mund të vinin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë ditës së djeshme në media emri më i diskutuar…