
Prince bëhet partner ekskluziv i Saudi Hypermarkets Co dhe Carrefour
05 janar 2023
| 16:00
Të nderuar konsumatorë dhe partnerë lojalë, jemi te lumtur të ju njoftojmë se nga data 1 janar 2023, brendi PRINCE me portfolion e plotë, i është atribuuar si produkt ekskluziv kompanisë Saudi Hypermarkets Co LLC, e cila është e autorizuar për furnizimin e kompanisë së mirënjohur CARREFOUR për territorin e Mbretërisë Saudite Arabe.
Marrëveshja e arritur ka kohëzgjatjen prej 3 vjetësh me mundësi vazhdimi.
Në portfolion e Prince përfshihen produktet si kafja turke, espresso, instant kafja, filter kafja, si dhe kapsulat Nespresso dhe Dolce Gusto.