
Princesha japoneze martohet me një njeri të thjeshtë
30 tetor 2018
| 11:28
Princesha e Japonisë, 28-vjeçarja Ayako, është martuar me të dashurin e saj 32-vjeçar Kei Moriya, një nëpunës në një kompani anijesh. Martesa me një njeri të thjeshtë e detyron princeshën që të heqë dorë përfundimisht nga pozicioni i saj dhe luksi.
Ceremonia u zhvillua në kompleksin e shenjtë “Meiju Jingu” në Tokion qendrore dhe përfshiu shkëmbimin e unazave dhe pije japoneze.