Princeshës Beatrice nuk i durohet, do të martohet me 5 të ftuar
Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar gjithçka. Me 342.334 të infektuar në gjithë botën, qeveritë janë detyruar të marrin masa ekstreme.
Qeveria britanike i ka udhëzuar qytetarët mbi mënyrën si duhet të sillen dhe familja mbretërore nuk përbën përjashtim.
Mbretëresha po shpërngulet në Windsor Castle, të gjitha eventet mbretërore u anulluan dhe po përshëndetjen me bërryla ose përkulje. Në Kanada, Princ Harry dhe Meghan Markle po “vëzhgojnë karantinën.”
Lajmet në Britani u pushtuan nga dasma e Princeshës Beatrice dhe me Edoardo Mapelli Mozzi. Dyshja supozohej të martohej në maj, por u detyruan të shtyjnë sërish.
Sipas të burimeve të brendshme, pas disa shtyrjeve të njëpasnjëshme, Beatrice dhe Edoardo po mendojnë të martohen shpejt e shpejt.
The Daily Mail shkruan se kanë në plan të kenë vetëm pesë njerëz në ceremoni.
“Po marrin në konsideratë një dasmë private me vetëm pesë njerëz: nusja, dhëndrri, prifti dhe dy dëshmitarët. Festën do ta mbajnë pas disa muajsh, kur gjendja të kthehet në normalitet.”
Familja mbretërore nuk është prononcuar ende.