Princi Harry: Dua që fëmija i parë me Meghan Markle të jetë…
22 tetor 2018
| 14:47
Duka i Saseks 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, javën e shkuar ishin në Australi, në vizitën e parë të përbashkët në kuadër të familjes mbretërore.
Disa orë përpara se të arrinin, Pallati Kensington njoftoi se ata presin fëmijën e parë në pranverë.
Pas një jave të lodhshme, Pallati njoftoi se Dukesha e Saseks do të reduktonte agjendën e saj.
Të dielën ajo mori pjesë në dy aktivitete, por në një tjetër Harry ka shkuar vetëm.
Një grua e pranishme në aktivitet i ka thënë se shpresonte që fëmija të jetë vajzë, dhe Herri u përgjigj: “Edhe unë”, ndërsa biseda është publikuar dhe në “Instagram”, duke bërë xhiron e botës.