
Princi Harry feston 36-vjetorin, “Royal family” përjashton Meghan nga postimet e urimeve
17 shtator 2020
| 12:06
Ditëlindja e parë larg familjes “royal” për Princin Harry, që duke nisur nga ky vit do të festojë thjesht si një kalifornian dhe jo si një anglez fisnik.
Për 36-vjetorin e tij asnjë pritje me Mbretëreshën Elisabetta, me të cilën i ndan një oqean.
Por babai, gjyshja dhe vëllai nuk kanë harruar dhe në rrjetet sociale kanë ndarë një postim dhe një urim.
Postimi i bërë nga Kate Middleton dhe William është në mënyrë të veçantë më sinjifikativi. Një foto e vjetër në të cilën të tre shfaqen shumë të gëzuar.