Princi Harry incizon episodin special “Thomas & Friends”

29 prill 2020 | 13:45

Ai mund të jetë larguar nga detyrat zyrtare mbretërore për të filluar një jetë të re në Los Angeles, por Princi Harry nuk i ka harruar rrënjët e tij britanike.

Duka i Sussexit  do të prezantojë një edicion të veçantë të një programi të animuar për fëmijë me temë “Thomas the Tank Engine”, i cili feston 75 vjetorin këtë vit, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Episodi special, “Thomas & Friends: The Royal Engine” paraqet animacione të Mbretëreshës dhe Princit Charles si një fëmijë.

Programi transmetohet në SHBA në “Netflix” të premten dhe të nesërmen në Mbretërinë e Bashkuar në Channel 5 Milkshake!

Do të jetë në dispozicion në më shumë se 180 vende këtë vit.

Duka i Sussexit e regjistroi prezantimin e tij në janar, para se të linte Mbretërinë e Bashkuar me gruan e tij Meghan dhe djalin Archie.

Shikuesit do ta shohin atë të ulur në një kolltuk, duke lexuar nga një libër i titulluar “Thomas dhe Royal Engine”.

Në prezantimin e tij, Princi Harry thotë se “Thomas & Friends” po feston 75 vjet “të miqësisë dhe punës ekipore”.

Në një deklaratë të lëshuar nga Mattel, pronari i markës “Thomas the Tank Engine”, princi tha që ai ishte një fans i Thomas si fëmijë.

Princi Harry tha: “Thomas the Tank Engine ka qenë një fytyrë ngushëlluese, e njohur për aq shumë familje gjatë 75 viteve të fundit – duke argëtuar, edukuar dhe frymëzuar fëmijë për çështje të rëndësishme përmes tregimeve dhe karaktereve emocionuese. Unë sigurisht që kam kujtime të dashura jam rritur me Thomas & Friends dhe shëtitur në vende të reja përmes aventurave të tij.”

Ai shtoi se ishte “krenar” që mori pjesë në episodin special.

Princi ndërmori rolin në këmbim të një dhurimi për bamirësi, sipas deklaratës së shtypit, megjithëse detaje të mëtejshme për këtë nuk janë bërë të disponueshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Vlora…