Princi Harry: Isha i shqetësuar se historia do të përsëritej
Çifti Harry dhe Meghan kanë dhënë intervistën e parë ekskluzive për Oprah Winfrey që kur janë larguar nga Pallati Mbretëror.
Në fragmente të speciales televizive të bëra publike, Duka ka ndarë shqetësimin e tij se historia po “përsëritej” para se të vendoste të tërhiqej nga Familja Mbretërore. Ai rrëfen se ishte “lehtësuar” që kishte pranë gruan e tij Meghan.
“Shqetësimi im më i madh ishte që historia të përsëritej. Unë jam thjesht i lehtësuar dhe i lumtur që jam ulur këtu, duke biseduar me ty, me gruan time në krah,” shtoi ai.
Duka i referohet largimit të nënës së tij, Princeshës Diana nga Familja Mbretërore tre dekada më parë, duke thënë se ai:
“Nuk mund të filloj të imagjinoj se si duhet të ketë qenë që ajo të kalonte nëpër këtë proces vetë gjatë gjithë atyre viteve më parë sepse ka qenë tepër e vështirë për ne të dy por të paktën kemi pasur njëri-tjetrin “.
Dukesha e Sussex nuk foli gjatë dy klipeve 30 sekondëshe të programit të lëshuar nga rrjeti amerikan CBS brenda natës.
Intervista ndërkohë do të transmetohet më 7 Mars në SHBA, por është e paqartë nëse do të shfaqet edhe në Mbretërinë e Bashkuar.