Princi Harry vendos rekord, shet 3.2 milionë kopje të librit të tij në një javë

20 janar 2023 | 15:28

Libri i Princit Harry “Spare” është bërë kryefjala botërore dhe tashmë ka shitur mbi 3.2 milionë kopje në mbarë botën. Në fakt, shitjet u bënë vetëm një javë pas publikimit të tij.

Ka shumë të ngjarë që libri i Princit Harry të zërë një vend në listën e kujtimeve më të shitura të të gjitha kohërave.

Penguin Random House ka bërë të ditur se kujtimet e Princit Harry, të cilat u bënë qendra e mediave në mbarë botën, janë shitur 1.6 milionë kopje vetëm në SHBA.

Ky është një numër i krahasueshëm me shitjet e javës së parë për librat e suksesshëm si “A Promised Land” e ish-Presidentit Barack Obama dhe “Becoming” e Michelle Obama, i cili ka shitur më shumë se 17 milionë kopje që nga publikimi i tij në 2018.

Botuesi britanik njoftoi se libri shiti 400,000 kopje në Mbretërinë e Bashkuar në të gjitha formatet, letër, e-libër dhe audio, në ditën e parë të publikimit.

Shitjet totale të shpallura për autobiografinë e shumëpërfolur përfshijnë botime të shtypura, audio dhe dixhitale në tregjet kryesore anglishtfolëse: SHBA, MB, Kanada dhe Australi.

Libri është botuar në 15 gjuhë të tjera dhe priten edhe 10 gjuhë të tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lara Colturi shkruan historinë me Shqipërinë. Italiania ka fituar medaljen…