Princi Harry vuajti shumë nga ndarja prej familjes mbretërore

31 janar 2020 | 11:49

Puna ka ecur normalisht për familjen mbretërore britanike pas njoftimit të fillimit të janarit se Princi Harry dhe Meghan Markle do të largoheshin nga detyrat e tyre mbretërore. Sidoqoftë, vendimi i tyre për t’u ndarë nga familja mbretërore dhe për ta shpërngulur familjen e tyre në Kanada nuk u mor lehtë.

“Unë fola me Harry disa ditë më parë”, ka thënë shoku i Harryt, Nacho Figueras për “ABC”.

“Ai ka vuajtur shumë nga të gjitha gjërat që i kanë ndodhur. Ai vuan shumë nga njerëzit që e gjykojnë atë. Ai është një baba, një djalë që po përpiqet të mbrojë të voglin dhe luaneshën e tij nga gjithçka që kërkon. Ai është bërë një njeri i jashtëzakonshëm, një njeri për të cilin do të krenohej nëna e tij”, ka treguar Nacho Figueras.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas konfirmimit se këngëtari Maluma do të këndojë në Tiranë…