Princi Harry zbulon pse nuk flet me Williamin dhe nëse janë gratë fajtore për këtë
Shumë spekulimeve krijohen nga asgjë, por kur jeni vëllezër keni ditë të mira dhe të këqija, ka thënë princi Harry.
Nuk është sekret që princi Harry, 35 vjeç dhe princi William, 37vjeç, nuk kanë qenë në gjendje të gjejnë një gjuhë të përbashkët për shumë kohë, dhe Duka i Sussex së fundmi ka folur për herë të parë për marrëdhëniet me vëllain e tij më të madh.
Në një intervistë për “ITV”, Harry ka pranuar se vëllezërit kishin marrë me të vërtetë rrugë të ndryshme.
“Për shkak të roleve tona, punëve tona, familjes sonë dhe faktit që ne jemi nën presion, ndodh që njerëzit të devijojnë. Por ne jemi vëllezër dhe gjithmonë do të jemi vëllezër”, ka thënë Harry, duke shtuar se ai gjithmonë do të ishte aty për Williamin.
“Unë e di se ai do të jetë këtu edhe për mua. Ne nuk e shohim njëri-tjetrin pasi jemi të zënë. Shumica e thashethemeve bëhen pa asgjë, por kur jeni vëllezër keni ditë të mira dhe të këqija”, ka shtuar Harry.
Përveç marrëdhënieve të motrave, tabloidët shpesh janë të mbushur me tituj se bashkëshortet e tyre, Kate Middleton, 37 vjeç dhe Meghan Markle, 37vjeç, nuk mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe se për këtë arsye princat thuhet se pushuan së komunikuari.
Një burim i afërt me “CNN”-në ka thënë se nuk kishte asnjë lidhje me marrëdhënien e Dukeshës, por që Harry dëshironte më shumë pavarësi, dhe Williami kishte nevojë për një ekip personal për t’u përgatitur për një ndryshim të qeverisë kur babai i tyre princ Charles, 70-vjeç, të bëhet mbret.
“E gjithë grindja është midis nesh, jo e grave tona”, kanë thënë vëllezërit në shkurt 2018.
Vetë Meghani së fundmi ka pranuar se ishte e vështirë në rolin e saj si nënë, pasi ajo ishte nën një kontroll të vazhdueshëm publik.
“Çdo grua shtatzënë është e prekshme, andaj ishte shumë e vështirë. Sidomos e vështirë kur thjesht po lind një fëmijë dhe mundoheni të bëheni nënë ose sapo jeni martuar”, ka thënë ajo.