Princi Leka: Krenohemi me ty Ramush
21 korrik 2019
| 14:47
Princ Leka II pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit të Kosovës dhe fetës nga Gjykata Speciale, ka thënë se trimëria dhe guximi ka qenë dhe është tipari më dallues i familjes Haradinaj.
Ai ka thënë se kur bashkohet trimëria dhe guximi me mençurinë i japin asaj përmasa kombëtare, madje edhe më gjerë, duke u bërë shembull frymëzimi për gjithë politikanet shqiptarë kudo që ata ndodhen.
“Krenohemi me ty Ramush dhe na rrit ndjenjën e përgjegjësisë për detyrimet që ka çdo shqiptar për Atdheun dhe kombin e tij”, ka thënë Leka.