Princi Philip ende në spital, brengoset për të ardhmen e familjes mbretërore
28 shkurt 2021
| 13:04
Princi Philip ka kërkuar nga Princi Charles që të shkojë në spital dhe të diskutojnë për të ardhmen e Familjes Mbretërore, kanë bërë të ditur zyrtarë për media të Mbretëreshës.
Sipas tyre, Princi Philip i cili ka disa ditë që po qëndron në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore jo të mirë, ka filluar të shqetësohet për familjen e tij, shkruan “Daily Mail”.
Kjo është dita e 13-të e Princit në spital dhe ky është qëndrimi i tij më i gjatë në një spital. Mjekët kanë deklaruar se ai ka infeksion dhe se trajtimi për këtë problem duhet të vazhdojë.
99-vjeçari ishte dërguar me urgjencë në një spital privat në Londër gati dy javë më parë pasi nuk ishte ndierë mirë.