Prindërit duhet të përfshihen në menaxhimin e shkollë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim kryetarin e Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në funksion të fuqizimit të rolit të prindërve në sistemin arsimor në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua rreth nevojës për përfshirjen sa më të madhe të prindërve në menaxhimin e shkollës, e gjithashtu edhe në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave.
Po ashtu, është biseduar edhe rreth çështjes së organizimit të ekskursioneve të nxënësve, në mënyrë që ato të përmbushin rolin e tyre edukativ-arsimor.
Ministri Bytyqi dhe kryetari Reshiti u dakorduan që të organizohet një tryezë e rrumbullakët, ku do të diskutohen më në hollësi temat e lartpërmendura.
/Epoka e re/