Prindërit e Thaçit arrijnë në Hagë, do ta takojnë pas gati dy vjetësh
08 korrik 2022
| 13:26
Prindërit e ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi, kanë arritur në qendrën e paraburgimit në Hagë.
Haxhi dhe Hyra Thaçi do të takojnë djalin e tyre pas gati dy vjetësh.
Prindërit e ish-presidentit kanë udhëtuar me makinë deri në Tiranë dhe nga aty me aeroplan kanë udhëtuar për në Amsterdam.
Ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë që nga 5 nëntori i vitit 2020.
Ai dhe eprorët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë duke u mbajtur në paraburgim nën akuzat për krime lufte.