Prindërit festojnë 30-vjetorin e martesës, Rita Ora poston imazhet e veçanta nga dasma e tyre në Kosovë
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka disa muaj që ndodhet në Sydney të Australisë për spektaklin “The Voice”, ku ishte e ftuar si anëtare jurie.
Edhe pse e angazhuar me shumë evente të ndryshme, Rita nuk ka harruar që me rastin e përvjetorit të martesës, të urojë prindërit.
19 maji është i rëndësishëm për familjen e këngëtares së famshme, pasi para 30-viteve, prindërit e Ritës kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. E në këtë ditë të veçantë, Ora ka publikuar në “Instagram”-in e saj disa poza shumë të vjetra të prindërve.
Është fjala për disa imazhe të çiftit gjatë qëndrimit të tyre në Londër si dhe një fotografi nga dasma e tyre e zhvilluar 30 vjet më parë në Prishtinë.
“Faleminderit të dyve që më treguat se dashuria është ajo që ti e bën dhe ëndrra ende ekziston. E di sa me fat jam që ju kam në jetën time si modelë ashtu edhe besimtarët e vërtetë të dashurisë që më mësuan se si të dua me zemër të hapur. Gëzuar përvjetorin dhe urime për mbi 30 vjet martesë”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore në mbishkrimin e fotografive.