Prindërit pajisin me dollapë shkollën “Fehmi Agani” në Turjakë të Malishevës
Me vetiniciativën e komunitetit prindëror në Malishevë është realizuar projekti për vendosjen e dollapëve për të gjithë nxënësit e nivelit fillor, përkatësisht klasave I deri të V-ta.
Pajisja e klasave me dollapë personal për nxënësit e grupmoshave 6-11 vjeçar ishte shumë e nevojshme sipas prindërve, për shkak të aftësive fizike të nxënësve, në raport me peshën e papërballueshme të çantave të stërngarkuara me libra, vendosën që t’i ndihmojnë fëmijët e tyre, ku që nga premtja ata me vete do të kanë vetëm librat sipas orarit mësimor, për t’u përgatitur për mësim.
Realizimin e këtij projekti me rëndësi për nxënësit e shkollës e mundësuan prindërit, mobilieria “Doni” në Mirushë, veçanërisht Kastriot R. Kastrati, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.