‘Prindi 1 dhe 2’, Rrahmani: Është agjendë për shkatërrimin e familjes
19 shtator 2024
| 16:30
Eman Rrahmani, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, ka komentuar një dokument të shkollës “Elena Gjika”, ku në vend të nënës dhe babait figuronte “Prindi 1 dhe Prindi 2”.
Duke folur për “Klan Kosovën”, Rrahmani ka thënë se një gjë e tillë është pjesë e agjendës “për shkatërrimin e familjes tradicionale shqiptare”.
“Është vazhdimësi e agjendës për shkatërrimin e familjes tradicionale shqiptare, ku në një dokument, një marrëveshje në mes shkollës dhe prindërve, hiqet emri babë dhe nanë”, ka thënë ai.