Prindon Sadriu duhet të shkarkohet

11 shkurt 2022 | 12:38

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, duhet të shkarkohet si diplomat.

Prindon Sadriu është i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Shkup.

“Duke qenë diplomat i shtetit dhe bashkëshort i presidentes, Prindon Sadriu ka linçuar e kërcënuar media e gazetarë. Deklarata e tij është deklaratë e njeriut të veshur me pushtet. Në anën tjetër, sjellja e institucioneve përgjegjëse sikur asgjë nuk ka ndodhur e vërteton qasjen që e ka pushteti ndaj fjalës së lirë”.

“Pra, nuk bëhet fjalë për kufijtë etikë që nuk duhet kaluar. Thjesht, ka rëndësi kujt i drejtohet kritika. Një polic ka kërkuar më shumë të drejta brenda kontekstit kur po diskutoheshin shtesat e privilegjet e deputetëve. Menjëherë i mori 6 muaj suspendim. Prindonit diplomat, pjesë e pushtetit presidencial nuk i nisë procedurë kush. Pushteti do disiplinë!”, ka shkruar Molliqaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Galaxy Tab S8 Ultra i bashkohet portofolit të tabletave të…