Prindon Sadriu e Luan Dalipi në raportin e HRW-së: Deklaratat e tyre rrezikojnë të krijojnë mjedis armiqësor për gazetarët

12 janar 2023 | 11:15

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) ka publikuar raportin vjetor me rishikimin e të drejtave të njeriut në mbarë globin.

Duke analizuar lirinë e medias në Kosovë, HRW-ja ka veçuar cilësimin që Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani ua kishte bërë mediave, duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Në raport është përmendur edhe thirrja e Luan Dalipit, shefit të kabinetit të kryeministrit Albin Kurti për bojkotim të mediave.

“Në shkurt, Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentit të Kosovës dhe një zyrtar i lartë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, në një postim në Facebook i etiketoi gazetarët dhe mediat në Kosovë si ‘ndërmarrje të përbashkët kriminale’. Në mars, shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dualipi, në një postim në Facebook, lidhi mediat e Kosovës me “bizneset kriminale” dhe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë ato”,

“Deklarata të tilla rrezikojnë të minojnë besimin e publikut në media dhe të krijojnë një mjedis armiqësor për gazetarët”, është thënë në raportin e Human Rights Watch.

Në raportin e organizatës së njohur me seli në Nju Jork është thënë po ashtu se në periudhën janar-gusht të vitit 2022 u regjistruan 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve.

“Në periudhën janar-gusht, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka regjistruar 22 raste të sulmeve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Shoqata raportoi se në shumicën e rasteve gazetarët përballen me ngacmime, kërcënime dhe frikësime në platformat e mediave sociale. Sipas shoqatës, hetimet penale ecin ngadalë kur nisin”, është thënë në raportin e HRW-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacioneve policore,…