Prindon Sadriu krenohet me bashkëshorten për takimet në ShBA
03 maj 2022
| 15:17
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, javën që lamë pas vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si e ftuar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine Albright.
E është pikërisht bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili sot është krenuar me presidenten Osmani.
Ai ka thënë se takimet e shumta të cilat i ka zhvilluar presidentja Osmani së fundi nuk ishin përgjatë një mandate, por gjatë nja jave të vetme.
“Këto takime nuk janë bërë përgjatë një mandati, por gjatë një jave të vetme. Pa asnjë ndihmë nga kompanitë lobuese. #Përfaqësim #Dinjitet #Shtet”, ka shkruar Sadriu në llogarinë e vet në “Facebook”.