Printimi i parave, jo aq i dyshimtë sa tingëllon
Financimi monetar është një term modern për njërën nga tabutë më të vjetra të bankave qendrore: printimi i parave për të financuar shpenzimet e qeverisë. Më 5 Prill Andrew Bailey, guvernator i Bankës së Anglisë, insistonte në Financial Times që banka nuk do të financonte drejtpërdrejt qeverinë pasi një veprim i tillë do të dëmtonte besueshmërinë e saj.
Katër ditë më vonë, banka njoftoi se disa financime monetare mund të kryheshin përmes një zgjerimi të ashtuquajturit lehtësim me disa ‘rrugë’ dhe ‘mjete’. Z. Bailey e kishte përshkruar objektin, i cili është aq i vjetër sa vetë banka, si një “tipar historik”.
Është pak a shumë një tërheqje. Banka do të printojë para dhe do t’ia transferojë qeverisë, e cila do të ndërhyjë në tregjet financiare për të vendosur ekuilibrin. Gjatë krizës globale financiare të 2007-09, rreth 20 miliardë dollarë u financuan në këtë formë.
Financimi monetar, me përvojat e hidhura në Zimbabve dhe Gjermaninë e Weimarit, krijon frikën se investitorët mund të humbasin besimin tek banka qendrore, që vihet mes gishtave të një ministri të financave – ndaj Z. Bailey përpiqet të jetë aq i kujdesshëm.
Por përdorimi modest i ‘rrugëve’ dhe ‘mjeteve’ nuk ka të ngjarë të çojë në inflacion, e jo më të hiperinflacion. Veprimet e bankës deri më tani duken si mbështetje e arsyeshme për qeverinë në rrethana të jashtëzakonshme.
Situata e pangjarë ndonjëherë, bën që reputacioni i Z. Bailey të mos ketë gjasa të dëmtohet. Gjatë një krize “të jesh i drejtë është më e rëndësishme sesa të qenët i qëndrueshëm”. Investitorët janë të qetë për përdorimin e përkohshëm të këtij ‘mjeti’ dhe kanë besim në pavarësinë e bankës. Kështu që Z. Bailey mund të jetë i qetë, gjithashtu. /The Economist/Mapo