Prioritetet e Al Nassr: Fillimisht Ronaldo, pastaj Kante

25 dhjetor 2022 | 14:45

Klubi arab është duke kërkuar shërbimet e dy yjeve evropianë.

Sipas raportimeve të fundit, Cristiano Ronaldo pritet të nënshkruajë për Saudi Al Nassr, ku do të përfundojë karrierën e tij.

Plani i Al Nassr është edhe më ambicioz. Siç ka njoftuar “Footmercato”, klubi saudit dëshiron edhe N’Golo Kante.

Ky klub dëshiron që mesfushori francez të arrijë pas përfundimit të kontratës me Chelsea.

Prioriteti i lojtarit, për momentin, do të ishte vazhdimi në Evropë, por ai nuk ia mbyll derën aventurës saudite.

Mbetet të shihet nëse do ndodhë lëvizja e tyre drejt Arabisë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rada Trajkoviq që së fundmi ka marrë detyrën si këshilltare…