PRiPING me paraqitje dinjitoze në turneun Corona Cup në Londër

22 janar 2023 | 23:15

Klubi i Pingpongut Priping nga kryeqyteti të shtunën mori pjesë në turneun Corona Cup, në Akademinë Crest, në Londer.

Në këtë turne ishin rreth 100 pjesëmarrës nga shtete të ndryshme në një konkurencë shumë të fortë.

Pingpongistët e PRiPING fillimisht garuan në fazen kualitikuese, ku 3 nga 4 lojtarët u kualifikuan në fazen e dytë, e cila kishte një përbërje shumë të fortë.

Ylli Dradigella, pingpongisti nga kryeqyteti arriti të kalojë edhe fazen e grupeve, ndërsa në fazen eliminiuese u ndesh me ish kampionin e Ganës, ndeshje që nuk shkoi në favor të Dradigellës.

Kryetari i Klubit nga Prishtina e vlerësoi si shumë pozitive pjesëmarrjen e Priping në një garë tejet profesioniste siç është Corona Cup në Londër.

“Për Priping kjo është hera e dytë që po vijmë në Londer me ekipin e seniorëve, ndërsa hera e parë që po marrim pjesë në një turne nderkombetarë të këtij niveli. Në këtë turne kishte kampion e ish kampion të shteteve të ndryshme, e për  zhvillimin dhe avancimin e lojtareve tone është shumë mirë kur ndeshen me lojtarë të tillë”, ka thënë Kastriot Orana – Kryetar i Klubit të Pingpongut PRiPING.

Shumë shqiptarë që jetojnë në Londër ishin prezent në sallën ku po mbahej turneu në përkrahje të klubit nga kryeqyteti, duke përfshirë edhe ambasadorin e Republikës në Mbretërinë e Bashkuar z. Ilir Kapiti.

Të hënën pingpongistët nga Prishtina do të priten në ambasadën e Kosovës në Londër nga Ambasadori Kapiti./Katror.info

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi dhe Atalanta kanë ndarë pikët në ndeshjen e javës…