“Priping” organizon “Pink Pong Breast Cancer Awareness Tournament”
KPP Priping në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit me rastin e muajit të vetëdijesimit ndaj kancerit të gjirit, do të organizojë turneun tradicional, “PINK-PONG Breast Cancer Awareness Table Tennis Tournament” për personat e prekur nga kjo sëmundje.
Muaji Tetor është muaji i vetëdijesimit për kancerin e gjirit në gjithë botën andaj KPP Priping me anë të sportit të pingpongut dëshiron të ngritë vetëdijesimin për kontrollimet hershme dhe të luftojë këtë sëmundje qysh në hapat e parë.
Klubi jonë do të sigurojë pajisjet e nevojshme për turne, kurse qytetarëve krejt çka ju duhet është të vijnë në sallën e pingpongut, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, në Prishtinë, me datë 28 tetor 2023, nga ora 18:00.
Pjesë e këtij eventi është edhe doktor Ilir Kurtishi, Drejtor i Onkologjisë në QKUK.