Prishet aeroplani në pistë duke u nisur nga Shtutgarti për në Prishtinë
Udhëtarët të cilët i kishin biletat e prera për nisjen e tyre në orën 12:00 për në Prishtinë nga aeroporti i Shtutgartit, janë detyruar të zbresin për shkak të një defekti në aeroplan.
Një udhëtar për “Indeksonline” ka treguar se pasi kishin hyrë në aeroplan dhe piloti ishte përgatitur për fluturim ka marrë lajmin që të ndalet.
Kjo pasi udhëtarët kanë vërejtur se kerosina po derdhej nga aeroplani.
Me t’u vërejtur ky problem, piloti ka stopuar dhe udhëtarët kanë dalë nga aeroplani.
Personi me inicialet L.S ka bërë me dije se kanë lajmëruar agjencionet ku i kanë blerë biletat dhe u kanë treguar për rastin.
“Ne i kemi thirrur agjencionet ku na janë shitur biletat dhe i kemi treguar për rastin. Tash jemi duke pritur dhe kemi zbritur nga aeroplani. E tërë kerosina është derdhur dhe mezi që e ka ndalur piloti. Ishim gati duke udhëtuar te pista e startimit”, ka thënë ai.
Ekipet përkatëse të aeroportit kanë dalë te aeroplani dhe po shikojnë problemin e paraqitur. Siç shihet edhe në orarin të cilën e publikon Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është raportuar se është anuluar udhëtimi i cili kishte për destinacion Prishtinën nga Shtutgarti.
Nisja e këtij aeroplani pritej të ndodhte në orën 12:00 dhe aterrimi në Prishtinë në orën 14:00.
Agjencia e cila kishte obligimin e bartjes së udhëtarëve është “ALK AIRLINES”.
“Epoka e re” është interesuar dhe ka telefonuar edhe zyrat e aeroportit për të marrë më shumë informacione se kur pritet që ky aeroplan të aterojë në Prishtinë, por edhe zyra e informacionit nuk ka dhënë detaje se kur do të niset aeroplani apo do të anulohet në tërësi udhëtimi.
Si shkak i këtij anulimi janë mbi 100 udhëtarë të cilët kanë mbetur brenda aeroportit dhe janë në pritje të zgjidhjes hallit të tyre.