Prishet autobusi, 100 udhëtarë që ia kishin mësyrë Gjermanisë mbesin në rrugë
08 janar 2022
| 19:07
Mbi 100 udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë.
Mirëpo sipas tyre, autobusi i kompanisë “Barileva Turist” është prishur në autostradën afër Budabestit, kryeqytetit të Hungarisë në rrugëtim e sipër.
Ata thonë se ka tash e nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën.
Njëri prej tyre, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se janë pa ngrohje dhe që u janë shpenzuar ushqimet që kanë pasur me vete.
KlanKosova.tv ka kontaktuar kompaninë për të marrë versionin e tyre për rastin, mirëpo nga ta kanë thënë vetëm “jemi shumë të zënë me punë”, duke mos dhënë sqarime.
Video të dërguara nga udhëtarët për ta treguar vendndodhjen: