Prishet miqësia, zbulohet arsyeja pse nuk flasin më me njëra-tjetrën Einxhel dhe Beniada

21 mars 2022 | 16:02

Ka tashmë një muaj që “Big Brother VIP” ka mbaruar dhe duket se raporteve mes ish-banorëve kanë ndryshuar.

Dy nga vajzat më të lidhura në shtëpinë e famshme ishin Einxhel dhe Beniada, por duket se marrëdhënia mes tyre nuk është më njësoj.

Burime për Kryefjala kanë zbuluar se vajzat kanë hatërmbetje me njëra tjetrën dhe gjithçka ka filluar nga Einxhel, teksa ka lexuar komentet e mamit të Beniadës që fliste kundër saj. Duket se kjo është edhe arsyeja pse vajzat kanë ndërprerë miqësinë e tyre.

Ndërkohë, Einxhel po vazhdon lidhjen e dashurisë me Dj Dagz, ndërsa e reja nga jeta private e Beniadës është se ajo ka blerë shtëpi të re në Tiranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zaimina Vasjari mirëpriti në jetë fëmijën e dytë me bashkëshortin…