Prishja e flamurit turk në hidrocentral, policia procedon 60 persona
04 janar 2018
| 16:19
Prokuroria e Lezhës, në bazë të referimeve nga Policia e Shtetit, ka nisur procedimet në gjendje të lirë për rreth 60 persona.
Ata disa ditë më parë u mblodhën në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës, duke prishur flamurin turk, që ishte vendosur në mënyrë murale nga firma turke që ka ndërtuar hidrocentralin mbi lumin Fan.
Midis personave të proceduar, 10 prej tyre përveç akuzës për tubim të paligjshëm, akuzohen edhe për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrim të pronës.
Protesta për vendosjen e flamurit turk në digën e hidrocentralit u lajmërua në rrjetet sociale nga disa persona, të cilët e konsiderojnë fyerje për gjithë krahinën e Mirditës, vendosjen e flamurit turk në këtë zonë.
Top Channel