Prishtina 01 mëson rivalët në Elite Round të Ligës së Kampionëve

02 nëntor 2023 | 15:39

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për Elite Round të Ligës së Kampionëve në futsal, ku FC Prishtina 01 tanimë ka mësuar rivalët.

Kampioni i Kosovës është pozicionuar në Grupin B të kësaj gare, së bashku me klubet e njohura si Benfica (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Dobovec (Sllovenia). Gjiganti i futsallit botëror, Benfica do të zbarkojë në Kosovë.

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 nëntori deri më 3 dhjetor në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren…