
Prishtina, afër finales së Kupës
02 qershor 2020
| 19:58
FC Prishtina ka shënuar fitore ndaj Drenicës me rezultat 3-0.
Ndeshja e parë gjysmëfinale e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll i ka takuar skuadrës kryeqytetase, e cila pas kësaj fitore i është afruar finales së Kupës.
Në minutën e 30-të, sulmuesi Ahmet Januzi shënoi golin e parë të ndeshjes, kurse i njëjti futbollist shënoi edhe golin e dytë në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i tretë nga vendasit, kurse shënues ishte zëvendësuesi Meriton Korenica. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare që prej fillimit të muajit mars kur futbolli u ndalua për shkak të koronavirusit.
Gjysmëfinalja tjetër mes Ballkanit dhe Feronikelit zhvillohet nesër në Suharekë nga ora 16:00.
(V.Z / Epoka e re)