Prishtina me aksion për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme
29 mars 2018
| 17:54
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nëpërmjet kompanisë “Pastrimi” do të organizojë aksionin pranveror për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si orendi, shtretër druri ose metali, dollapë druri ose metali, tavolina druri ose metali, karrige druri ose metali, pajisje të kuzhinës, gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.
Po ashtu, Komuna e Prishtinës ka njoftuar se aksioni do të zhvillohet për pesë ditë me radhë duke filluar nga 9 prilli.
Aksioni do të zhvillohet në pesë zona të ndryshme të qytetit.