Prishtina anulon pjesëmarrjen në Ligën Ballkanike

03 janar 2019 | 18:55

Klubi i Z Mobile Prishtina përmes një e-maili dërguar BIBL-it ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e kësaj lige pasi nuk ka arritur marrëveshje me FBK-në.

Prishtina në këtë e-mail ka sqaruar se nuk ka pasur pajtueshmëri për pjesëmarrje në Superligën e Kosovës në FIBA Europe Cup dhe në Ligën Ballkanike dhe për këtë shkak kanë vendosur ta anulojnë pjesëmarrjen në garën ballkanike.

“Vjen si befasi për ligën pasi ne jemi pajtuar me klubin për programin që përfshinte edhe ndeshjen e javës së ardhshme në Durrës. Programi ka ndryshuar disa herë me kërkesë të këtij ekipi dhe u është dërguar klubeve të tjera”, thuhet në njoftimin e BIBL-it. “Drejtuesit e Ligës Ballkanike nuk do të marrin anë apo të jenë pjesë e ndonjë konflikti mes klubeve dhe federatave. Detyra jonë është të ofrojmë garë të mirë basketbollistike në bashkëpunim të plotë me federatat dhe klubet”, thuhet në këtë njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani,…