Prishtina, Ballkani dhe Llapi kalojnë në rrethin tjetër

16 dhjetor 2020 | 14:45

Kanë përfunduar gjashtë takime në kuadër të Kupës së Kosovës në fazën 1/16 e finales.

Vëmendja më e madhe ishte në dy takime, në mes të Kosovës së Prishtinës dhe Prishtinës, derisa Ballkani kishte punë me Dardanën. Kampioni në fuqi nuk kishte aspak mëshirë për rivalin lokal, pasi u shënoi plotë gjashtë gola, derisa vendasit shënuan vetëm dy herë. Ballkani në anën tjetër mori fitore minimale në udhëtim te Dardana, duke fituar me epërsi minimale 1-0.

Rezultatet

Flamurtari – Drenasi      1-0
A&N – Kika                       5-1
Besa – Istogu                    0-2
Onix – Llapi                      2-4
Kosova VR – Prishtina   2-6
Dardana – Ballkani         0-1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka caktuar Bledi Çuçin…