Prishtina barazon ndaj FC Europas

28 qershor 2018 | 20:25

Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në futboll, Prishtina e ka nisur me barazim aventurën në Ligën e Evropës.

Skuadra kryeqytetase e Kosovës luajti 1-1 ndaj Europa FC. Të parët shënuan vendasit në fundit të pjesës së parë nga penalltia, autor i golit ishte Carrenos. Në pjesën e dytë Prishtina barazoi shifrat me një supergol nga gjuajtja e lirë të Meriton Korenicës, i cili realizoi pesë minuta pasi filloi pjesa e dytë. Më 5 korrik Prishtina e pret në shtëpi klubin nga Gjibraltari, për të zhvilluar ndeshjen e kthimit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), përmes një komunikate për medie,…