Prishtina – Bashkimi, sfida kryesore në Superligën e femrave

04 shkurt 2022 | 17:30

Të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 14-t në Superligën e femrave.  Derbi i kësaj xhiroje zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit. Vashat prishtinase kanë shënuar 13 fitore në 13 ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa humbje, kurse prizrenaset kanë nëntë fitore e katër humbje. Së fundi shënuan fitore ndaj Penzës.

Përballja pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh rivalitetin e madh mes këtyre dy skuadrave, që kanë shumë ambicie në këtë edicion. Takimi do të transmetohet në “Art Motion” dhe “Kujtesa”. Kastrioti, që ka 13 humbje në po kaq ndeshje, do të ndeshet me Penzën. Kampionet e Kosovës kanë dhjetë fitore e tri humbje dhe shihen favorite në këtë përballje.

Takimi tjetër i kësaj xhiroje është në mes të Trepçës dhe Vëllaznimit. Mitrovicaset kanë katër fitore e nëntë humbje, kurse skuadra nga Gjakova ka tri fitore dhe dhjetë humbje. Të shtunën takohen: Kastrioti-Penza (13:00), Trepça-Vëllaznimi 13:00, Prishtina-Bashkimi (19:00).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media pas miratimit…