Prishtina i bashkohet Besës në finale

18 maj 2018 | 11:44

Prishtina ka kaluar në finale të “play-off”-it të kampionatit të Kosovës në hendboll, pasi e mposhti Kastriotin në Ferizaj me rezultat 35:31. Në finale skuadra kryeqytetase do të luajë ndaj Besa FamGas.

Ishte kjo fitorja e dytë rresht e Prishtinës në gjysmëfinalen e “play-off”-it ndaj Kastriotit. Të shtunën e kaluar në kryeqytet, prishtinasit fituan me rezultat 31:24. Ndërsa fitorja e dytë ishte pak më e ngushtë, por e mjaftueshme për kalim në finale. Pas pjesës së parë rezultati ishte 18:14 në të mirë të Prishtinës.

Finalja nis pas një jave, të mërkurën ose të enjten e ardhshme. Ndeshja e parë luhet në Pejë.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, që po mbahet në Sofje…