
Prishtina i bashkohet Vëllaznimit në finale të Kupës
18 prill 2018
| 17:37
Finalja e Kupës do të zhvillohet në mes dy rivalëve të vjetër, Vëllaznimit dhe Prishtinës.
Skuadra kryeqytetase pas vazhdimeve e siguroi kualifikimin në finale, pasi në kohën e rregull vushtrriasit fituan 1-0, sikurse që kishte fituar Prishtina në ndeshjen e parë.
Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi Daut Maxhuni, në minutën e 48-të. Në vazhdime, “bardhekatërit” ishin më të vëmendshëm, duke shënuar golin e fitores në minutën e 98-të, nëpërmjet Basit Khalid. Vushtrria u mundua të rikthehet në lojë, por pa sukses.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)