Prishtina bëhet me monitorë për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit

25 tetor 2019 | 16:10

Në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë të premten është mbajtur ceremonia e dorëzim-pranimit të monitorëve për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit në Prishtinë. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka thënë se shpërndarja e monitorëve po bëhet për ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për rëndësinë e ajrit të pastër. Ai ka pohuar se monitorët do t’i njoftojnë qytetarët për cilësinë e ajrit në kohë reale.

Sipas Matoshit, ky projekt kap vlerën mbi 4 milionë euro.

Ndërkaq përfaqësuesi i Zyrës së JICA-s për Ballkan, Jiro Takeichi, ka thënë se Japonia ka mbështetur Kosovën në zhvillimin kapaciteteve në këtë sektor. Siç tha ai, këta monitor do të shfrytëzohen për edukimin e gjeneratës së re.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me vetiniciativën e komunitetit prindëror në Malishevë është realizuar projekti…