Prishtina bën bashkë kryetarët e komunave shqiptare në rajon
12 shkurt 2018
| 17:39
Këtë të premte kryetarët e Unionit të komunave shqiptare të rajonit, Tiranës, Gostivarit, Ulqinit, Preshevës, Prizrenit dhe Tetovës do të qëndrojnë për vizitë në Komunën e Prishtinës.
Kjo pritje në komunën e Prishtinës organizohet me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, raporton “Klan Kosova”.
Temë diskutimi në këtë takim do të jetë ruajtja e ambientit dhe niveli i ndotjes së ajrit.
Unioni i Bashkive dhe Komunave kryesore që drejtohen nga shqiptarë në rajon është krijuar në nëntor të vitit 2016 me qëllimin krijimin e mekanizmave të duhur të bashkëpunimit ndërmjet qyteteve shqiptare.