Prishtina bën edhe një goditje në afatin kalimtar, merr mbrojtësin e Hajdukut
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës U21, Lumbard Dellova është transferi me i ri nga skuadra e Prishtinës.
Qendërmbrojtësi i lindur në Krushë dhe ish-anëtari i Lirisë së Prizrenit i transferuar në Hajduk para dy vitesh, Lumbardh Dellova do të ndihmojë në formë huazimi skuadrën kryeqytetase për edicionin 2020/21.
Dellova, 21-vjeçar, ka qenë pjesë e rregullt e18-së së parë në skuadrën e njohur kroate, Hajduk. Me Hajduk II, ka zhvilluar pothuajse të gjitha ndeshjet në Ligën e Parë.
“Ardhjen te Prishtina e konsideroj një hap trampoline duke pasur parasysh se në Hajduk nuk kisha minuta aq sa dëshiroja, megjithëse isha në 18-she në shumicën e ndeshjeve. Por, mua më duhen ndeshje në këmbët e mia, jam futbollist i ri dhe duke besuar shumë se me Prishtinën do të jetë ndihmë e dyanshme, vendosa pa hezitim të jem pjesë e skuadrës. Shpresojmë t’i arrijmë objektivat, nuk jam i panjohuri për ekipin, për klubin dhe nuk ka ndryshuar aq shumë prej kohës kur me Lirinë tek trajneri Shkëmbi kisha debutuar kundër Prishtinës. Të iu them të drejtën mezi pres të paraqitem, sidomos këtu në ‘Fadil Vokrri’ ku para ca ditësh edhe debutova në stadiumin e rinovuar kundër Anglisë U21”, ka thënë Devolla.