Prishtina bën goditjen e dytë sot, prezanton Kolajn
“Gardiani” Agron Kolaj është përforcimi i radhës nga FC Prishtina. Portieri 21-vjeçar vjen si lojtar i lirë te Prishtina teksa në të kaluarën ka mbrojtur portën e klubeve si KF Gjakova, Dukagjin Gjakovë, Besa e Pejës dhe FC Llapi.
Shtatlarti ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, U-19 dhe U-21. Ai të mërkurën ka nënshkruar kontratë me ekipin kryeqytetase ndërkohë që për këtë fakt është shprehur shumë i lumtur.
? ?????? ????????? ??̈ ?????????̈? – Jam shumë i lumtur që bëra pjesë Prishtinës. Vendimi për t’iu bashkuar këtij ekipi ishte shumë i lehtë duke marr parasysh faktin së është njëra ndër klubet më të mëdha në Kosovë dhe rajon gjithashtu. Prishtina e ka bërë një projekt shumë të mirë, të cilit i besoj fuqishëm.
???????̈ ??? ?????? – Synimet e Prishtinës janë që të përfundojmë sa më lart në tabelë dhe të dalim në arenën ndërkombëtare. Pse jo, nëse na jepet mundësia të fitojmë edhe trofe në këtë edicion.
????????? – Premtoj maksimumin tim në çdo ndeshje që do të më jepet mundësia. Shpresoj se së bashku do të kemi suksese.