Prishtina bie në “Zahir Pajaziti”
02 mars 2019
| 15:31
Derbin e kësaj xhiro në IPKO Superligën e Kosovës në futboll e ka fituar skuadra e Llapit, e cila e mposhti Prishtinën me rezultat minimal 1-0.
Loja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” ishte shumë interesante, kurse edhe rastet e shumta për shënim nuk munguan. Mirëpo golin e vetëm e shënoi Ahmed Januzi, në minutën e 47-të. Duhet cekur së në minutat shtesë më karton të kuq është përjashtuar kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku.
Pas kësaj fitore Llapi ruan epërsinë me Feronikelin në shtatë pikë, kurse tash është vetëm dy pikë larg Prishtinës që renditet e dyta.
/Epoka e re/