Prishtina, bindëse ndaj Arbërisë
19 shkurt 2021
| 14:53
Skuadra e Arbërisë nuk ka arritur t’i bëjë ballë Prishtinës, pasi pësoi humbje me rezultat 0-4.
Vendasit janë mbajtur vetëm nëntë minutave lojë, pasi Leonit Abazi realizoi për 0-1. Abazi tregoi formë të lartë në këtë ndeshje dhe pas dymbëdhjetë minutave lojë e shënoi edhe golin e dytë. Në minutën e 37-të, Leoutrim Kryeziu e realizoi golin e tretë dhe të fundit në ndeshje.
Në pjesën e dytë, rastet nuk munguan, por ishte skuadra kryeqytetase që realizoi edhe golin e katërt nëpërmjet Krasniqit.
Prishtina me tri pikët e reja ngritët në kuotën e 38 pikëve, derisa Arbëria mbetët në kuotën e 22 pikëve.
/Epoka e re/