Prishtina binjakëzohet me një qytet tajvanez
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për binjakëzimin e kryeqytetit të Kosovës me një qytet tajvanez. Bëhet fjale për qytetin Kaohsiung.
Rama këtë ngjarje e ka quajtur ditë historike për Prishtinën.
“Ditë historike për Prishtinën! Sot nënshkruam marrëveshjen e binjakëzimit me kryetarin e qytetit Kaohsiung, Taiwan, Chen Chi – mai duke hapur rrugën për bashkëpunim dhe rritje ekonomike! Nisën menjëherë bashkëpunimet ndërmjet kompanive tona, me ICK që lidh marrëveshje me III dhe Megabay. Po diskutojmë mundësinë për hapësira fizike në Kaohsiung për bizneset tona, duke i afruar ato me tregun e madh tajvanez. Kjo është vetëm fillimi i një udhëtimi të mrekullueshëm të bashkëpunimit dhe inovacionit. Projekte të mëdha na presin”, ka shkruar Rama në “Facebook”.