Prishtina “blindon” Dallkun
15 gusht 2018
| 18:26
FC Prishtina ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me kapitenin Armend Dallku.
Ish-reprezentuesi i Shqipërisë, ka thënë se ndihet i lumtur që do të jetë pjesë e skuadrës nga kryeqyteti i Kosovës edhe në edicionin e ri.
“Jam shumë i lumtur që kemi arrit marrëveshje me klubin. Duhet theksuar që ana financiare nuk ka qenë elementi kryesor i marrëveshjes, por disa detaje tjera. Shpresojë që kjo marrëveshje të jetë në dobi profesionale, si për mua ashtu edhe për klubin”, ka thënë Dallku për faqen zyrtare të Prishtinës.
/Epoka e re/