Prishtina deklasoi Dukagjinin
14 mars 2024
| 14:59
FC Prishtina e ka deklasuar skuadrën e Dukagjinit, pasi e mposhti sot me rezultat 5-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Superligë.
Në pesë minutat e parë, kryeqytetasit shënuan dy gola të shpejtë nëpërmjet Limanit dhe Pefqelit. Ky i fundit realizoi edhe golin e dytë personal dhe të tretin në ndeshje në fund të pjesës së parë nga penalltia.
Në pjesën e dytë, Hamiti realizoi dy gola për të kompletuar fitoren bindëse të Prishtinës me rezultat 5-0.
Më tri pikët e reja, Prishtina është ngritur në kuotën e 37 pikëve dhe renditet në pozitën e pestë. Dukagjini renditet një pozitë me poshtë dhe ka 31 pikë.
/Epoka e re/