Prishtina deklason Dukagjinin

20 shtator 2024 | 17:00

FC Prishtina ka shkëlqyer të premten në përballje me Dukagjinin e Klinës, pasi e ka mposhtur me rezultat 3-0. Ndeshja i ka takuar javës së gjashtë në Superligë dhe është zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali. Kryeqytetasit e nisën më mirë ndeshjen dhe arritën të shënojnë të parët në minutën e 25-të falë autogolit të mbrojtësit Ilir Syla.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, derisa tre minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Prishtina shënoi edhe golin e dytë me anë të Krasniqit. Prishtina golin e tretë dhe të fundit në ndeshje e realizoi në minutën e 69, kur realizoi Llugiqi. Pas tri pikëve të reja, Prishtina grumbullon dhjetë pikë, derisa skuadra e Ismet Munishit mbetet në kuotën e pesë pikëve.

SUPERLIGA – Java 6

Prishtina – Dukagjini                 3-0

Të shtunën takohen:
Ferizaj – Llapi
Suhareka – Feronikeli 74

Të dielën takohen:
Drita – Ballkani
Malisheva – Gjilani

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Albanologjik ka njoftuar se është zgjedhur drejtor i institutit,…